Monday, January 25, 2016

Kukësi rikthen në grup Nikën dhe Hasanin

Kukësi rikthen në grup Nikën dhe Hasanin

Sheshohen mosmarrëveshjet në radhët e Kukësit. Pak ditë më parë, klubi pezulloi pa afat dy futbollistët, Ansi Nika dhe Edon Hasani, por tashmë gjithçka i është rikthyer normalitetit. Palët janë ulur në tavolinë ku diskutuan problematikën dhe përplasjen që çoi në vendimin ekstrem të klubit. Dy lojtarët shkodranë janë rikthyer në grupin e drejtuar nga trajneri Klodian Duro. Pasi kërkuan ndjesë për sjelljen e tyre, Hasani dhe Nika u integruan sërish me skuadrën, por aktivizimi i i tyre në ndeshjen e parë të fazës së tretë, do të varet nga forma që do të shfaqin në stërvitje.

Ndërkohë, stafi mjekësor po monitoron gjendjen e mbrojtësit Ylli Shameti, i cili vuan nga një problem muskular. Në klub janë optimistë për aktivizimin e tij në ndeshjen zyrtare të radhës që do të luhet këtë fundjavë ndaj Bylisit. Ndërkohë, Kukësi do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje testuese. Bëhet fjalë për një 90 minutësh miqësor ndaj Prishtinës ku trajneri Klodian Duro do të mësojë më shumë rreth gjendjes aktuale të grupit që drejton. Disfata 1-0 në çerekfinalen e parë të Kupës ndaj Teutës do të pasohet nga sfida me ekipin kosovar që do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në kompleksin sportiv në Pezë Helmës.

No comments:

Post a Comment