Tuesday, February 2, 2016

Kukesi afron "nje skuader tjeter"

Kukësi afron “një skuadër tjetër”

Kukësi ishte një nga ekipet që bëri më shumë blerje gjatë merkatos së janarit, por njëkohësisht pati dhe disa largime. Presidenti Safet Gjici i “dhuroi” trajnerit Klodian Duro “një skuadër tjetër”, pasi janë plot 12 futbollistë të afruar gjatë muajit që sapo lamë pas. Në çdo repart kuksianët kanë afruar futbollistë cilësorë, duke filluar nga Izair Emini e Mario Morina në sulm, e duke përfunduar në mbrojtje te dy futbollistët që firmosën dje, Lladrovci e Kastrati.

Me një merkato cilësore, presidenti Gjici kërkon që të arrihet patjetër objektivi për një vend në Europë dhe natyrisht, pas dy disfatave në finale, këtë herë të fitohet dhe Kupa e Shqipërisë. Kreu i klubit kuksian dhe natyrisht të gjithë tifozët duan një trofe dhe të paktën Kupa do të ishte përligjja e investimeve të kryera në këtë edicion futbollistik.

Futbollistët e afruar në janar
Izair Emini
Matija Dvornekoviç
Uilliam Sa Silva
Mergent Sulmata
Nertil Ferraj
Eni Imami
Marvin Turtulli
Mario Morina
Arbër Mone
Mario Mijatoviç
Lapidar Lladrovci
Resul Kastrati

Futbollistët e larguar në janar
Franc Veliu
Xheferson
Renaldo Rama
Eglantin Dhima
Klaudio Çema
Leomir Kruz
Mateus Lima